DASH, tashmë Brand i Kompanisë gjermane dalli

Tashmë të drejtat për prodhimin, tregtimin dhe marketimin e detergjentëve DASH shkojnë në Stolberger të Gjermanisë dhe i përkasin për Gjermani, Zvicër dhe Austri Kompanisë Dalli Werke GmbH & Co. KG, e cila ndër shumë Brande të tjera prodhon dhe Brandin e vetë origjinal, detergjentin e rrobave dalli. Në Shqipëri, dalli ka përzgjedhur si Partner ekskluziv Kompaninë tonë Germanbrands, e cila tregton detergjentin dalli i cili ofrohet për Konsumatorin shqiptar me cilësinë origjinale gjermane, çfarë do të thotë se dalli nuk ka variante të ndryshme shtetesh por vetëm atë origjinal.

Duam të theksojmë se, produktet dalli përmbushin standartet më të larta gjermane dhe evropiane, kondicionuar nga kuadri i fortë ligjor për cilësinë, mbrojtjen konsumatore dhe amjentale. Këto produkte janë inovacione koherente, të cilat përmbushin kërkesat specifike ndaj produktit dhe nuk kanë përbërës të dëmshëm për Konsumatorin, si Klori dhe Fosfori të cilët ndoshta zbardhojnë tekstilet, por në dozime të larta janë shumë të dëmshme për njerëzit dhe ambjentin dhe prishin njëkohësisht rrobat. Vërejmë me keqardhje se amvisat në Shqipëri, duke u fokusuar te produktet që ato njohin rëndom nga përvoja, të cilat ndonjëherë nuk kanë as çertifikim, ose gënjyer nga çmimi, lajnë realisht me zbardhues të mirrëfilltë (një “detergjent” me kaq përqëndrim të lartë gëlqere dhe fosfori nuk klasifikohet më si “detergjent” por zbardhues i cili në BE këshillohet 1 herë në muaj se është i dëmshëm) dhe jo me detergjentë. Besojmë se këtu ndikon dhe mungesa e informimit, kuadri ligjor rregullues dhe impenjimi serioz i strukturave shtetërore si dhe për fat të keq, indiferenca e vetë Konsumatorëve. Shpresojmë seriozisht që Konsumatorët të interesohen, të na bëjnë pyetje dhe hulumtojnë vetë se ç’ka është e mirë për ta. Ka ardhur koha të mendojmë ndryshe nga çfarë serviret në televizione dhe reagojmë.

Për më tepër info për Dash-in gjerman që prodhon dalli:

http://dash.de/

Germanbrands Sh.p.k